Tė drejtat në Shkembi.com
 

Të drejtat e autorit

Të gjitha materialet e paraqitura në faqet e këtij ueb siti janë pronësi e Shkembi.com dhe u vihen në dispozicion falas për përdorim personal apo pa përfitim, por vetëm me aprovimin e stafit tonë. Çdo lloj tjetër përdorimi përben shkelje të të drejtave të autorit.

Fotografitë: Nëse në një foto të Shkembi.com dallohet një person, atëherë përdorimi i saj për qëllime komerciale është i ndaluar dhe përben shkelje të të drejtave të autorit apo të publikimit dhe mund të bëhet vetëm me leje paraprake me shkrim nga Shkembi.com.

Tekstet: Në të gjitha faqet e lajmeve, teksti i çdo lajmi është prone e Shkembi.com dhe përdorimi i tij, i plotë apo i pjesshëm për qëllime publikimi, të shkruar apo me zë, në çfarëdo lloj mediesh përben shkelje të të drejtave të autorit.

Faqja jonė pėrmban edhe Lajme nga BBC pėrmes RSS Feed dhe pėr kėto lajme nuk marrim kurrfarė pėrgjegjėse, ndėrsa tė drejtat e autorit i mban agjencia e lajmeve BBC. Kjo vlen pėr tė gjitha lajmet e marra nga agjencitė tjera tė lajmeve, do tė thotė pėr ēdo lajm i cili nuk ėshtė i shkruar nga stafi i Shkembi.Com.

Për çdo lloj pyetjeje që keni mbi deklaratën e shënuar më sipër mund te drejtoheni në copyright@shkembi.com
 

Deklarate mbi ruajtjen e fshehtësisë

Shkembi.com ka krijuar ketë deklaratë të drejtash me qëllim që të demonstrojë përkrahjen tonë për mbrojtjen e tyre. Më poshtë tregohet ç’farë materialesh mbledhim ne dhe qëllimi i përdorimit të tyre në ueb sitin tonë Shkembi.com.

Informacioni i mbledhur automatikisht

Ne përdorim adresën tuaj IP për ta ndihmuar diagnostikimin e problemeve me serverin tonë dhe për të administruar ueb sitin tonë. Ky informacion përdoret gjithashtu për të na lejuar ne të përcaktojmë statistikat e përdorimit (shikimit) te ueb sitit. URL referuese (faqet prej nga ju vini ne një faqe të Shkembi.com, nëse ndodh kështu) shënohet sa here ju shikoni faqe të Shkembi.com. Kjo na lejon ne të shohim se cilat pjesë te ueb sitit tone janë më të populluara, hapat qe merren për të arritur në një faqe te caktuar, dhe gjithashtu na lejon te vlerësojmë efektivitetin e reklamave tona në faqet e tjera.

I gjithë informacioni mblidhet ne tërësi dhe jo individualisht, dhe asnjë pjese e tij nuk lidhet me ndonjë informacion individual rreth jush. Ky informacion mund tu vihet ne përdorim edhe palëve të treta, si p.sh. kontraktuese apo reklamuese të ueb siteve ku ne reklamojmë (apo qe reklamohen tek ne) duke i treguar atyre dendurinë e vizitimit te faqeve tona apo te klikimit te reklamave të tyre tek ne.

Reklamat dhe cookies

Shkembi.com vetë nuk përdorë cookie në asnjë pjesë të sitit. Ne perdorim një kompani të trete për manaxhimin e reklamave. Këto reklama mund të përdorin cookies. Cookies të krijuara nga reklamat mblidhen nga kompania jonë e reklamave dhe ne nuk kemi kontroll mbi këtë informacion.

Të dhënat personale

Asnjë informacion personal nuk mblidhet tek Shkembi.com nga vizitoret e tij. Ne nuk koleksionojmë as adresat mail të personave që na dërgojnë mail direkt. Ne i përdorim këto adresa vetëm në rastin e përgjigjes atyre.

Duke patur parasysh sa më sipër, asnjë informacion personal i mbledhur nga Shkembi.com nuk do i vihet në përdorim, apo bëhet i njohur një pale të tretë, me përjashtim te rasteve te bashkëpunimit me organe ligjore për te ndihmuar në identifikimin e atyre personave që kane përdorur shërbimin tone për aktivitete ilegale. Informacioni mund te jepet edhe pa urdhër gjyqësor nëse ne besojmë qe një aktivitet ilegal është ndërmarre përmes shërbimit tonë.

Lidhjet e jashtme

Shkembi.com përmban shumë adresa të ueb siteve të tjera, por nuk mban asnjë përgjegjësi për praktikat e tyre të mbrojtjes së të drejtave, veprimeve apo përmbajtjes së tyre.

Nëse ju keni pyetje rreth kësaj deklarate mbi të drejtat, praktikave të ushtruara apo marrëdhënieve me ketë ueb site ju lutemi drejtohuni ne privacy@Shkembi.com.

 

Shkembi.com  Portali i Malësisë  Shkëmbi i fortë qëndron në Malësi

Copyright © 2008 Shkembi.com Portali i Malësisë. Të gjitha të drejtat e rezervuara.